12:40 / 31.07.2020
Vdekje e dyshimtë në Prizren
Të enjten rreth orës 10:15, një person ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta në Prizren.
Është raportuar se një burrë derisa ka qenë duke drejtuar kamionin është ndaluar dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, njofton Klan Kosova.
“Derisa viktima ka arritur në emergjencën e Prizrenit ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve”.























