Vitia uron për bajram: Festat e shenjta na forcofshin shpirtin
BKT
Lajme

Vitia uron për bajram: Festat e shenjta na forcofshin shpirtin

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka uruar festën e Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

Ndryshe nga Fitër Bajrami kur kishte edhe përgjegjësinë e menaxhimit të pandemisë edhe në festë, Vitia këtë herë uroi që nga kjo të nxirret mesazhi i sakrificës për njëri-tjetrin.

“Sot në familjet e besimtarëve festohet Kurban Bajrami. Kjo Festë e shenjtë simbolizon sakrificën dhe besimin. Festat e shenjta dhe mësimet prej tyre na e forcofshin shpirtin dhe kujdesin ndaj njëri-tjetrit. Urime dhe me fat e shëndet Kurban Bajrami për të gjithë shqiptarët myslimanë dhe besimtarët kudo që janë”, ka shkruar ai në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme