Vdes një grua në QKUK, familjarët pretendojnë se mjekët kishin faj
BKT
Lajme

Vdes një grua në QKUK, familjarët pretendojnë se mjekët kishin faj

Vdes një grua në QKUK, familjarët pretendojnë se mjekët kishin faj, nuk i bëhet obduksioni

Një person ka raportuar në Polici se halla e tij ka vdekur si pasojë e trajtimit të pa ndërgjegjshëm nga mjekët e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti si “trajtim i pandërgjegjshëm

“QKUK, 30.07.2020-21:00-23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën e lartcekur në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër kosovare  (halla e  tij) i cili dyshon se halla e tij ka ndërruar jetë si pasojë e trajtimit të pa ndërgjegjshëm nga mjekët dhe personi shëndetësor. Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës nuk dërgohet për obduksion”, thuhet në raport


MË SHUME NGA Lajme