15:07 / 01.08.2020
Për Kartonin e Gjelbërt,duhet ul numri i automjeteve të paregjistruara
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se pas angazhimit të përbashkët të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit, në minutat e para të datës 1 gusht 2020, u printua polica e parë e sigurimit për diasporën me zero kosto, e subvencionuar nga Qeveria.
"Punët në vazhdim duhet të orientohen në anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër, e përkohësisht të sigurojmë të drejtat tona përmes ndonjë shteti mik të Kosovës. Për të arritur këtë, është e domosdoshme ulja e numrit të automjeteve të pasiguruara në vend", thuhet në komunikatën e BQK-së.























