05:56 / 02.08.2020
Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Berat Lenjani, stomatolog, flet për KUJDESIN DHE TRAJTIMIN E DHËMBËVE, PREJ FËMIJË E DERI TE MOSHA E RRITUR.
Kurse Fitesa Asllani -Ibrahimi, nga "Lidhja për Gjidhënien-Përkrahim Nënat", flet për
"JAVA BOTËRORE E USHQYERJES ME GJI".
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























