10:39 / 02.08.2020
Qytetarët e Kosovës drejt bregdetit shqiptar, hynë mbi 8 mijë vetura
Që nga mëngjesi e deri tash janë rreth 30 qytetarë të Kosovës, që kanë hyrë nëpërmjet kufirit në Shqipëri, ku kanë zgjedhur për ta kaluar një fundjavë apo edhe më shumë ditë.
Sipas KosovaPress-it, deri në këtë moment janë afër 8 mijë vetura që kanë hynë në Shqipëri, shumica e të cilëve janë fokusuar drejt bregdetit shqiptar në Durrës, Vlorë e Sarandë.























