Edhe dy të vdekur nga Koronavirusi në Kamenicë
Edhe dy të vdekur nga COVID19 në Kamenicë, ka njoftuar kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati. Pas këtyre rasteve numri i viktimave nga kjo komunë ka shkuar në tetë.
Kastrati ka bërë të ditur se dy qytetarë të komunës së tij kanë ndërruar jetë pasi janë prekur nga Covid-19.
“Ju njoftoj me keqardhje se edhe dy qytetarë të komunës sonë kanë humbur betejën me #COVID19. Këto dy raste, një 74 vjeç e një 71 vjeç, ngrisin numrin e të vdekurve nga ky virus në tetë. Lutem që këto raste të shërbejnë si vetëdijësim për kujdes të shtuar ndaj shëndetit tuaj e njerëzve përreth”, ka thënë ai në Facebook.
"Ruani më të dashurit tuaj duke #vendosurmaskën, #mbajturdistancë e duke #pastruarduart.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën të dashurit e tyre”.
Kastrati ka treguar bilancin me Covid-19 në komunën e tij:
"Bilanci me COVID-19 në komunën tonë:
– 107 raste të identifikuara;
– 76 të shëruar plotësisht;
– 23 raste aktive;
– 8 të vdekur".























