Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafire e parë do të jetë Fatjona Hajdari, piktore.

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, na njofton për motin.

Ndërkaq Edmond Hajrizi, rektor i Kolegjit UBT, flet për ORGANIZIMIN E AKTIVITETEVE AKADEMIKE NË KOHË PANDEMIE dhev REZULTATET E GLOBAL FEST 2020.

Arta Bunaku-Agani, drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të Kosovës , flet për  EKSPOZITËN ME PUNIMET E JAKUP FERRIT.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme