Pikturat e artistit anonim shiten për gati 3 milionë dollarë

Pikturat e artistit anonim shiten për gati 3 milionë dollarë

3 piktura të artistit të Banksy u shitën për 2,9 milionë dollarë në një ankand në Londër, ndërsa të ardhurat shkuan për një spital në Palestinë. Të quajtura “Pamje nga Deti Mesdhe 2017”, pikturat në vaj paraqesin peizazhe romantike të mbushur me jelekë dhe kamerdare shpëtimi, për të vënë në dukje krizën e emigracionit drejt vendeve europiane.

Veprat e artistit anonim mendohej se do të shiteshin për rreth 1 milionë dollarë dhe më parë ishin ekspozuar më Betlehem, Palestinë, në vitin 2017, për të tërhequr vëmendjen për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.

Sipas shtëpisë së ankandeve “Sotheby” pikturat kërkojnë të rikthejnë vëmendjen te vdekjet masive që ndodhin në Detin Mesdhe si pasojë e përpjekjeve të mijëra personave për të mbërritur në brigjet europiane, kryesisht nga Afrika ose Lindja e Mesme.