Në një mujorin e parë Hoti ka shpenzuar më pak se Kurti

Në një mujorin e parë Hoti ka shpenzuar më pak se Kurti

Më 3 shkurt të vitit 2020, për herë të parë, pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje arriti ta drejtoi vendin, pas lidhjes së koalicionit me LDK-në, me kryeministër Albin Kurti.

Kurti kështu erdhi në pushtet me një synim të vetëm, nisjen e një kapitulli të ri për Republikën e Kosovës, por pa i bërë 50 ditë në pushtet, saktësisht më 25 mars, në mes të pandemisë, me mocion të iniciuar nga partneri i koalicionit qeverisës, më 82 vota, u votua për rrëzimin e qeverisë.

Me shumë zhurmë, por me vendim të Gjykatës Kushtetuese i tha “po” dekretit të presidentit Hashim Thaçi, për ta mandatuar Avdullah Hotin si kryeministër. I njëjti më pas më 3 qershor me 61 vota, 24 kundër dhe një abstenim, erdhi në krye të qeverisë. LDK kështu mori pushtetin në duar, duke lidhur koalicion me AAK-në dhe NISMA-n Socialdemokrate.

Indeksonline ka kërkuar qasje në dokumente publike nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, për të parë se cilat ishin shpenzimet për një mujorin e parë të Kabinetit të ish-kryeministrit Kurti dhe të Kabinetit të kryeministrit të tanishëm, Avdullah Hoti.

Sipas këtij dokumentacioni, kryeministri Kurti në periudhën një mujore të tij, nuk ka marrë asnjë cent mëditje nga buxheti i shtetit, po ashtu 0 euro për shpenzime për akomodim jashtë shtetit, ndërsa për bileta ka shpenzuar gjithsej 577.01 euro.

Shpenzimet për telefon, Kurti ka bërë 42.33 euro, e për karburant ai ka marrë në vlerë prej 448.51 euro. Që gjithsejt si kryeministër i vendit, Albin Kurti për një muaj nga buxheti i shtetit ka shpenzuar 1,067.85 euro.

Por, sipas të njëjtit dokument, kryeministri Hoti brenda të njëjtës periudhë kohore, ka shpenzuar 369.37 euro më pak se Kurti.

Hoti për mëditje ka marrë 78.00 euro, akomodim jashtë vendit asnjë cent, dreka jashtë vendit/taksi 162.00 euro, bileta 00.00 euro, dreka zyrtare po ashtu asnjë, kredi kartele 458.48 euro. Hoti s’ka bërë për një muaj as shpenzime për telefon, e as karburant. Që gjithsej për 31 ditë, nga buxheti i shtetit, ai ka shpenzuar 698.48 cent.


MË SHUME NGA Aktuale