“Truqe” të thjeshta për ushqim të shëndetshëm

“Truqe” të thjeshta për ushqim të shëndetshëm

Kombinimet e disa artikujve do të bëjnë ushqimin tuaj më të shëndetshëm!

Nuk është e lehtë t’u rezistosh shprehive të vjetra, kjo vlen edhe për kombinimin e ushqimit, mirëpo asgjë nuk na kushton që të provojmë disa shije të reja. Ndoshta ju pëlqen, por do t’i bëjë racionet tuaja më të shëndetshme.

Nutricionistja Lucie Jones, ka zbuluar se cilët artikuj “punojnë” bashkë, mirëpo edhe disa “truqe” të dobishme të kuzhinës, transmeton Telegrafi.

Domatja dhe avokadoja

Ky kombinim forcon absorbimin e fitonutrienëve të likopenit të cilët në sasi të mëdha gjenden në domate, ndërkaq, pos tjerash, i vlefshëm për shikim të mirë.

Perimet zieni veças, pastaj shtoni në ushqimin të cilin e gatuani

Kur gatuani salcë për bolonjeze, apo cilëndo salcë nga domatja, më parë zieni karotën, pastaj shtojeni në salcë. Karota kur e ziejmë përmban më shumë karoten, ndërsa karoteni shndërrohet në vitaminë A, e cila është e rëndësishme për shikim të mirë dhe imunitet.

Bashkë me perimet që kanë ngjyrë të gjelbër të errët pini lëng nga portokalli i freskët i kulluar

Vitamina C nga lëngu organizmit tuaj do t’i bëjë të mundshme që të përdorë më mirë hekurin me të cilin janë të pasura perimet ngjyrë të gjelbër të errët, siç janë spinaqi ose brokoli.

Majonezën zëvendësojeni me jogurtin natyral

Në vend që në sandviç të shtoni majonezë, shtoni pak jogurt natyral. Ka më pak yndyrë, më shumë proteina, kalcium dhe vitaminë B12, mirëpo përmban edhe kulturë probiotike që janë të rëndësishme për tretje të mirë.

Hani peshk me jogurt me përmbajtje të ulët yndyre

Vitamina D nga peshku do t’i ndihmojë organizmit që më mirë të shfrytëzojë kalciumin nga jogurti.

Qullin e tërshërës përgatiteni me qumësht, jo me ujë

Gjithmonë kombinoni drithërat integrale me qumësht, në mënyrë që të forconi marrjen e kalciumit i cili është i rëndësishëm për eshtra të shëndetshme dhe për dhëmbë.

Mirëpo nëse në qull shtoni pak pemë me kokrra të cilat janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, do të lehtësoni absorbimin e hekurit nga drithërat integrale, të cilat janë të rëndësishme për pasqyrë të mirë të gjakut dhe për imunitet të mirë.