Disa mënyra për të qëndruar të shëndetshëm gjatë gjithë verës

Disa mënyra për të qëndruar të shëndetshëm gjatë gjithë verës

Aktivitetet e motit të ngrohtë do t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë.

Gjatë stinës së verës për shkak të motit të nxehtë, shpesh ndihemi më të lodhur.

Prandaj, më poshtë gjeni katër mënyra që ju ndihmojnë të jeni më të shëndetshëm gjatë verës:

Të shijosh çeljen e luleve të bukura, ndalon lodhjen mendore

Kaq shumë lule janë në lulëzim tani! Sjellja e një tufe lulesh të bukura brenda ambientit tuaj mund të jetë sekreti i energjisë.

Studiuesit në Universitetin Essex të Britanisë së Madhe thonë se shikimi i luleve të sezonit vetëm për dy minuta mund të stimulojë lobin frontal të trurit, duke rritur lëshimin e valëve beta energjike dhe duke ju ndihmuar të ndjeheni 35 për qind më të përqendruar, me kokë të qartë dhe të mprehtë për dy orë.

Qëndrimi rreth zjarrit natën ul presionin e gjakut

Për të mbajtur të qëndrueshme temperaturën tuaj në ditë të nxehta, trupi juaj pompon dy herë më shumë gjak në minutë, gjë që mund të shtojë presionin e gjakut me pesë pikë ose më shumë.

Lajmi i mirë: Shkencëtarët e Universitetit të Alabama thonë që relaksimi dhe shikimi në një zjarr të vogël në oborrin e shtëpisë mund të shkurtojë gjashtë pikë presionin e gjakut në 15 minuta.

Rezulton se drita e ndezur, tingujt e plasaritjes dhe era e zjarrit, të gjitha menjëherë qetësojnë sistemin nervor qendror, duke pushuar, hapin arteriet dhe ulin presionin e gjakut aq sa meditimi.

Ecjet pa këpucë lehtësojnë dhimbjen e nyjave

Vendosja e gishtave të këmbëve në barin e butë mund të jetë “bileta” për një verë pa dhimbje!

“Kur ecni zbathur, trupi juaj thith elektrone – grimca të imta të ngarkuara që zvogëlojnë inflamacionin e indeve dhe nxisin shërimin”, thotë kardiologu Stephen Sinatra.

Në fakt, studimi sugjeron se nëse kaloni 20 minuta në ditë duke shëtitur këmbëzbathur, shkurtoni dhimbjen e nyjave deri në 45 për qind në tri ditë.

Shikimi i perëndimit të diellit stabilizon nivelet e sheqerit në gjak

Thjesht dalja jashtë në fund të ditës për 20 minuta për të parë perëndimin e diellit, mund të rrisë kontrollin, gjendjen shpirtërore dhe energjinë tuaj për nivelin e sheqerit në gjak deri në 45 për qind.

Kjo është fjala nga studiuesit e Universitetit të Connecticut, të cilët thonë se ajri i pastër i natës, i kombinuar me pamjet e bukura, zvogëlon prodhimin e kortizolit – hormonit të stresit – nga gjëndra mbiveshkore. /Telegrafi/