Hoxha: Kosova, vendi më i vonuar në ndihmën për qytetarët dhe bizneset
BKT
Lajme

Hoxha: Kosova, vendi më i vonuar në ndihmën për qytetarët dhe bizneset

Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, po thotë se Kosova është vonuar më së shumti në ndihmën për bizneset dhe qytetarët.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha është shprehur se një gjë e tillë është e turpshme dhe e patolerueshme.

“Nuk ekzekutuan as 170 eurot e premtuara, as pagesat e qeras se bizneseve, filluan te marrin edhe vendime te cilat i pengojnë bizneset siç është rasti me kufizimin e orarit të punës për sektorin e gastronomisë i cili është punëdhënësi më i madh në sektorin privat, e pas pak ditësh e vërejtën që bënë gabim të radhës dhe u munduan ta përmirësojnë, sinqerisht këto janë veprime amatoreske të cilat nuk guxon t’i bëjë një qeveri e një vendi normal”, ka shkruar Hoxha.

Postimi i plotë:

Kosova është vendi më i vonuar për t’i ndihmuar bizneset dhe qytetaret nga Pandemia!

Është e turpshme dhe e pa tolerueshme dështimi i dy qeverive sikur asaj Kurti po ashtu edhe kësaj Hoti që për më shumë se 6 muaj nuk arritën që përmes buxhetit të shtetit ta implementojnë një pako të vetme fiskale e cila i ndihmon bizneset dhe qytetarët të cilët janë prekur nga pandemia.

Nuk ekzekutuan as 170 eurot e premtuara, as pagesat e qeras se bizneseve, filluan te marrin edhe vendime te cilat i pengojnë bizneset siç është rasti me kufizimin e orarit të punës për sektorin e gastronomisë i cili është punëdhënësi më i madh në sektorin privat, e pas pak ditësh e vërejtën që bënë gabim të radhës dhe u munduan ta përmirësojnë, sinqerisht këto janë veprime amatoreske të cilat nuk guxon t’i bëjë një qeveri e një vendi normal.

Ne për hir të gjendjes në të cilën ndodhet vendi si parti opozitare ju votuam edhe rishikimin e buxhetit. Tani pas 6 muajve sjellin në Kuvend një projektligj për rimëkëmbje ekonomike i cili ka shumë mangësi dhe i njëjti mund të ketë probleme të ngjashme në implementim sikur pakoja e par fiskale që nuk u implementua ende.

Ju lutem të jeni më të shpejt dhe më të vëmendshëm në veprime institucionale dhe ta shpëtoni vendin edhe nga katastrofa ekonomike që mund ta kaploj shumë shpejt. 


MË SHUME NGA Lajme