Qeveri në Pandemi!

Qeveri në Pandemi!

Jo rrallë herë janë dëgjuar zëra kritik ndonëse edhe më rrallë kêshilla konstruktive dhe lêvdata për një qeverisje e cila nga fillimi ballafaqohet me kriza të trashëguara qofshin natyrore apo nga dora njeri.

Filluar nga pandemia globale e Covid 19 që me një analizë të thjeshtë tregon se qeveria dhe Kryeministri Hoti janë në nivel të detyrës dhe më mirë se që pritet për një arsye fare tê thjeshtë, vetëm nëse shikojm shtetet përreth por edhe ato më larg e më shumë të zhvilluara të cilave numrat po u rriten pavarësisht masave! Sa për shembull që ish qeverisja në atë fillim nuk kryente testime mjaft edhe pse ish Ministri Vitia ndërmori masat në bazë të rekomandimeve të OBSH dhe IKSHP të asaj kohe; por vlen të theksohet që shtetet tona fqinje edhe sot e kësaj dite vazhdojn të kryejn më pak testime sa për të dalë me shifra të mira në opinion për të mbrojtur imazhin apo dhe turizmin veror ndêrsa ne përveq që kemi rritur numrin e testimeve kemi filluar edhe ato seroligjike në nivel lokal duke vazhduar pêr të licensuar edhe laboratorët privat. Ndonëse nëse pak analizojmè, karantina dhe izolimi i plotë i atëhërshëm kanë shumë dallim me masat e hapura që kemi tani e dje u dëgjuan edhe zëra kritik për infektimin e Kryeministrit Hoti, një absurditet absolut dhe i pashembull për një Kryeministër që nuk ndaloj aktivitetin dhe angazhimin nga dita e betimit në detyrë - ngjashëm me Kryeminstrin Boris Johnson të Anglisë i cili poashtu nuk ndalej nga tereni por me rastin e infektimit u lavdërua dhe ju dëshirua shërimi, qoft edhe nga opozita që nuk e don në atë detyrë. Të njejtin aktivitet të vazhdueshëm shihet qartë që e bëjnë edhe tjerët filluar nga Zëvendës Kryeministri i Parë Besnik Tahiri i cili siguron donacione nga Mbretëria e Jordanisë në kohë pandemie deri te Ministrja e Jashtme Haradanaj që angazhohet për mirëqenjen e bashkë-kombasëve tanë në Luginë apo edhe Ministrja e Financave Bajrami që procedon iniciativat për shtesa dhe pakot e ndihmave pavarësisht telasheve e limiteve të një buxheti të varfër, në kohë të stagnimit ekonomik e remitencave të pauzuara.

Tê nderuar, pandemia është asgjë më shumë se një sprovë për sigurinë publike, jo vetëm për një qeveri apo kryeministêr, por për të testuar solidaritetin dhe vetëdijen e një hallke të gjërë tê shoqërisë nga rrethi i ngushtë familjar deri te i panjohuri që takojm në qytet ndaj edhe masat asnjêher nuk do të mund të zbatohen nga frika e dënimit por nga arsya e dashamirêsisë për tjetrin qoft të afërm qoft i panjohur.

Një shprehje Amerikane thot "ne jemi po aq të fortë sa edhe hallka më e dobt"!

Autori: Edon Myftari

Këshilltar për Siguri i Kryeministrit të Kosovës (2015-2017)