Nadal tërhiqet nga US Open

Nadal tërhiqet nga US Open

Rafael Nadal nuk do të marrë pjesë në edicionin e sivjetshëm të turneut US Open. Tenisti i famshëm spanjoll hoqi dorë në këtë mënyrë nga mbrojtja e titullit në Slam-in Amerikan, duke i lënë kështu rrugë të lirë tenistit nga Serbia Novak Djokovic për të triumfuar në New York.

Numri 1 i botës ka një rast të shkëlqyer për të fituar në Flushing Meadows, duke marrë në konsideratë faktin që përvec Rafës në Turneun e Madh të Shteteve të Bashkuara do të mungojë gjithashtu edhe 5 herë kampioni i këtij aktiviteti Roger Federer, që është operuar në gju dhe do të rikthehet vetëm në muajin janar. 13 muaj më parë tenisti i mirënjohur iberik vuajti jashtëzakonisht shumë me numrin 5 të botës, 24-vjecarin moskovit Daniil Medvedev, që e shtrëngoi Rafën për të luajtur pesë sete, gjithsesi në fund Nadali ia doli për t’u kurorëzuar me trofeun e tij të katërt në US Open. Një finale e madhe që zgjati afërsisht pesë orë, të cilën tenisti nga Majorka e përfundoi i bllokuar nga ngërci, për shkak të sforcimit të tepërt.

Për hir të së vërtetës janë të shumtë tenistët që kanë paqartësi të mëdha për edicionin e sivjetshëm, në lidhje me stafin e kufizuar, sistemimin në qytetin më të populluaer në Shtetet e Bashkuara si dhe masat shtrënguese që janë marrë nga vetë organizatorët në Kompleksin Billie Jean King. Frika e madhe për shkak të përhapjes së virusit COVID-19 dhe përmasave që ka marrë pandemia e koronavirusit përtej Atlantikut ka bërë që shumë emra të mëdhenj të tenisit botëror të tërhiqen nga ky kompeticion. Te femrat rumunia Simona Halep, numri 2 I botës në klasifikimin e përgjithshëm WTA, deklaroi kohë më parë se nuk ishte gati për të luajtur në New York, megjithatë javën e kaluar tenistja ballkanase ndryshoi mendim dhe vendosi të regjistrohet, gjithsesi javën e kaluar u tërhoq përfundimisht numri 1 i botës, australiania Ashleigh Barty. Mbi të gjitha 24-vjecarja nga Queensland-I e mori një vendim të tillë për t’u përgatitur sa më mirë për turneun e Roland Garros-it, që starton në Francë vetëm dy javë pas përfundimit të turneut njujorkez. Ash Barty është kampionia në fuqi në Turneun e Madh të Francës, sidoqoftë pa anashkaluar aspak frikën për shkak të pandemisë së koronavirusit me shumë gjasa edhe vetë Rafa ka bërë një zgjedhje të tillë duke marrë në konsideratë faktin që ai ka plot 2.000 pikë për të mbrojtur në dheun e kuq parizien, ku veterani spanjoll ka mposhtur në dy vitet e fundit tenistin austriak Dominic Thiem.

Masat e forta të izolimit anembanë globit për pasojë sollën edhe shtyrjen e kuptueshme, apo qoftë edhe anulimin e shumë turneve të rëndësishëm, ku bie në sy pikërisht turneu më I vjetër në rruzull I këtij sporti, Ëimbledoni. Në këtë mënyrë drejtuesit e federatave respektive për meshkuj dhe për femra vendosën në mënyrë të pashmangshme edhe ngjeshjen e kalendarit. Kur u pyet muajin e kaluar në lidhje me faktin nëse do të luante apo jo në Neë York, fillimisht Rafael Nadal preferoi për të mos t’u nxituar në deklarata, duke ia lënë gjërat kohës, megjithatë tani kampioni në fuqi në US Open e justifikoi zgjedhjen e tij duke theksuar se sipas tij pandemia e koronavirusit në këtë pjesë të Shteteve të Bashkuara ka dalë jashtë kontrollit. Rafa shtoi se për momentin situata e virusit COVID-19 në botë është tepër e ndërlikuar, megjithatë veterani spanjoll pranoi se e mori një vendim të tillë të dhimbshëm për të mos rrezikuar. Turneu I sivjetshëm në US Open do të startojë më datë 31 gusht, sidoqoftë bëhet fjalë për një aktivitet jubilar, pasi edicioni I vitit 2020 është I 140 në historinë e këtij kompeticioni, e ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore përse organizatorët këmbëngulën kaq shumë për ta zhvilluar rregullisht, sipas kalendarit, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë vendin më të prekur në planet, me më shumë se 4.9 milionë banorë të infektuar, pra 1,5 e popullsisë në këtë vend është prekur nga virusi COVID-19, ndërsa numri I viktimave ka shkuar në plot 160.000.

Numri 1 i botës dhe fituesi i turneut Australian Open Novak Djokovic është regjistruar sipas rregullave, duke konfirmuar kështu pjesëmarrjen e tij, ndërsa te femrat spikat pjesëmarrja e veteranes Serena Williams, që në vitin 2018 në New York pati një finale tepër problematike ndaj Naomi Osakës, për shkak të polemikave të shumta me kryesorin portugez Carlos Ramos. Në Kompleksin Billie Jean King do të mbahet gjithashtu edhe Mastersi I Cincinnati-t, që këtë vit do të zhvillohet jo në Ohio por në New York, sidoqoftë si turneu Ëestern & Southern Open ashtu edhe aktiviteti I përvitëshm US Open do të zhvillohen pa praninë e spektatorëve. Me tërheqjen e Rafës Novak Djokovic mbetet kështu favoriti absolut për të triumfuar në New York për herë të katërt në karrierë, pas viteve 2011, 2015 e 2018.

Sezonet kalojnë dhe rivaliteti ndërmjet treshes së mirënjohur Federer–Nadal– Djokovic për të nxjerrë tenistin me më shumë tituj të Grand Slam-it në histori është ashpërsuar ndjeshëm. Të shtunën e ardhshme Roger Federer do të festojë 39-vjetorin, kështuqë në mënyrë të kuptueshme veteranit zviceran nuk i ka mbetur edhe shumë, madje viti i ardhshëm që do të jetë edhe viti I Olimpiadës së Tokios me shumë gjasa do të jetë i fundit për tenistin helvet në karrierën e tij si profesionist. Në krahun tjetër Rafael Nadal mbushi 34 në fillimin e muajit qershor, ndërsa Novak Djokovic festoi 33-vjetorin në fundin e muajit maj, sidoqoftë të dy kanë deklaruar se nuk do të mund ta vazhdojnë edhe për shumë kohë karrierën e tyre. Për momentin Roger Federer kryeson me 20 trofe por Rafa e ka ngushtuar ndjeshëm diferencën duke mbërritur në 19, ndërkohë gjithmonë e më kërcënues nga prapa po bëhet gjithashtu edhe Novak Djokovic, që falë 5 trofeve të fituar në 7 turnetë e fundit Slam është ngjitur në kuotën 17.