“Paralajmërimet e sotme për vërshime të merren seriozisht”

“Paralajmërimet e sotme për vërshime të merren seriozisht”

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) ka thënë se vërshimet e paralajmëruar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës duhet të merren seriozisht nga institucionet emergjente.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuar mundësinë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit, për shkak të reshjeve të shiut, që pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Këto vërshime të mundshme, hyn në kategorinë e përmbytjeve të shpejta, dhe mundë të shkaktojnë dëme në fusha bujqësore apo në ekonomi familijare dhe biznesore”, ka shkruar ai.

Ahmeti ka thënë se duhet të merren masa të duhura preventive për t’i minimizuar dëmet nga reshjet të cilat pritet të vazhdojnë.

“Vërshimet e paralajmëruara nga IHK, duhet të trajtohen seriozisht nga instucionet emergjente të Republikës së Kosovës, me qëllim marrjen me kohë të masave të duhura preventive, në mënyrë që dëmet e mundshme në rast të këtyre vërshimeve të jenë sa më të vogla. Ndërsa në rastë nevoje, institucionet komunale në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), duhet t’i vënë në dispozicion resurset e nevojshme, në mënyrë që t’i dilet në ndihmë popullatës së rrezikuar nga vërshimet e mundshme. Siguria e qytetarëve dhe ruajtja e pronave të tyre është primare”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.


MË SHUME NGA Aktuale