Tërnava: Lajmet e djeshme në Beirut na kanë prekur shumë

Tërnava: Lajmet e djeshme në Beirut na kanë prekur shumë

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka reaguar për tragjedinë që ndodhi dje në në portin e Bejrutit, ku humbën jetën dhe u plagosën shumë persona.

Me këtë rast Tërnava tha se në këto çaste zemrat dhe lutjet tona janë me dhe për libanezët e prekur nga kjo fatkeqësi.

“Lajmet e djeshme për fatkeqësinë e ndodhur në Beirut, Liban, na kanë prekur shumë. Në këto çaste zemrat dhe lutjet tona janë me dhe për libanezët e prekur nga kjo fatkeqësi. Zoti qoftë me libanezët dhe ua lehtësoftë dhimbjet e humbjet!”, tha Tërnava.