16:53 / 05.08.2020
FFK hap konkursin për të drejtat televizive të Superligës
Federata e Futbollit të Kosovës ka shpallur ftesë për ofertë për të drejtat ekskluzive për transmetimin e ndeshjeve të Superligës së Kosovësn në futboll.
FFK ka sqaruar se të drejtat do t’ia shesë subjektit me ofertën më të pranueshme, derisa synimi kryesor është që qytetari i vendit të vendoset sa më afër futbollit vendor.























