Inskenimet serbe gjatë dhe pas luftës në Kosovë
BKT
Lajme

Inskenimet serbe gjatë dhe pas luftës në Kosovë

Prokuroria serbe, në bashkëpunim me Shërbimin Sekret Serb, vazhdimisht janë munduar që të inskenojnë raste për t’i fajësuar krerët e UÇK-së për krime lufte.

Madje shteti serb, për të bërë më të besueshme inskenimet kishte flijuar edhe qytetarët serbë, sikurse ishte rasti “Panda”, që është një nga treguesit se çfarë është në gjendje të bëjë shteti serb për ta njollosur luftën e pastër të UÇK-së.

Kujtojmë se me 14 dhejtor 1998, shteti serb fliojoi 6 të rinj serb në kafiterinë “Panda” në Pejë, me të vetmin qëllim që t’i fajësojë shqiptarët dhe luftëtarët e UÇK-së.

Vetë zyrtarët serbë, përfshirë këtu dhe kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishin deklaruar disa herë nëpër medie se ka dyshime serioze se këta të rinj u vranë nga Sherbimi Sekret Serb.

Vuçiq pati deklaruar se kjo e vërtetë mund ta trondisë gjithë popullin serb, pasi që të rinjtë serbë u vranë qëllimisht që të fajësohen shqiptarët.

Për më tepër edhe vetë familjarët e të të vrarëve patën akuzuar Sherbimin Sekret Serb, për këtë akt, duke kërkuar që e vërteta të dalë në shesh.

Vuk Drashkoviq, ish lider i opozitës serbe në kohën e regjimit të Millosheviqit, deklaroi, mes tjerash, se nuk ka asnjë krim, qoftë politik a mafiozë që nuk ka pasur gisht Sherbimi Sekret Serb.

Ndër të tjera , Drashkoviq përmend edhe vrasjen e vëllezërve Bytyqi, që, sipas tij, këtë e kanë kryer Sherbimis Sekret Serb, për të cilët edhe i kanë informatat se çfarë ka ndodhur me ta.

Sherbimi Sekret Serb ka vazhduar të bëjë vrasje enigmatike vetëm e vetëm për t’ia hedhur fajin organeve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Rasti më i qartë është vrasja e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq./RTKLive


MË SHUME NGA Lajme