Nesër mblidhet Kuvendi për të vazhduar seancën plenare

Nesër mblidhet Kuvendi për të vazhduar seancën plenare

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër duke filluar nga ora 10:30, për të vazhduar mbajtjen e seancës plenare ku si pika të rendit të ditës do të jenë disa nga ato pika që nuk kanë përfunduara në seancat e kaluara.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se do të jenë dy seanca, njëra që fillon nga ora 10:30 dhe është vazhdim i pikave të seancave të kaluara plenare, ndërsa e dyta fillon nga ora 11:00

Rendi i ditës për vazhdimin e seancës plenare nga ora 10:30:

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13, 14 dhe 23 korrik 2020:

Votimi Propozim-Rezolutës lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i LVV-së,

Votimi i rekomandimeve lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i PDK-së.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 23 dhe 24 korrik 2020:

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris, të propozuar nga GP i LVV-së,

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës, e propozuar nga deputetja Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 7 deputetë tjerë.

Rendi i ditës për seancën plenare nga ora 11:00

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së,

Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës,

Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës,

Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,

Zgjedhja e shtatë (7) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për caktimin e pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë për miratimin e Buxhetit të këtij Komisioni,

Propozimi i GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.