Haradinaj-Stublla dhe Majko flasin për Kuvendin Mbarëkombëtar të Diasporës

Haradinaj-Stublla dhe Majko flasin për Kuvendin Mbarëkombëtar të Diasporës

Mbajtja e Kuvendit Mbarëkombëtar të Diasporës në Kosovë, nën organizimin e Këshillit Kombëtar të Diasporës dhe të dy Ministrive, ka qenë tema kryesore e telefonatës së Meliza haradinaj-Stubllës, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës dhe Pandeli Majkos, ministër i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë.  

Për bisedën ka njoftuar ministrja kosovare, e cila ka thënë se e ka falenderuar Majkon për të gjithë kontributin e tij për Kosovën në të gjitha funksionet që ka patur

Njoftimi i plotë:

Pata një telefonatë vëllazërore me Ministrin e Shtetit për Disaporë në Shqipëri, Pandeli Majko.

Është gjithmonë ndjenjë e veçantë kur shtetet tona koordinohen dhe veprojnë si një komb që ka për çka të krenohet dhe për çka të aspirojë.

E falënderova Ministrin njëherish për të gjithë kontributin e tij për Kosovën në të gjitha funksionet që ka patur.

Me Ministrin Majko, biseduam për mbajtjen e Kuvendit Mbarëkombëtar të Diasporës në Kosovë, nën organizimin e Këshillit Kombëtar të Diasporës dhe të dy Ministrive tona.


MË SHUME NGA Aktuale