Ushqimet që nuk duhet t’i hani kur keni gurë në veshka

Ushqimet që nuk duhet t’i hani kur keni gurë në veshka

Kur keni gurë në veshka, duhet të pini sa më shumë ujë dhe lëngje të tjera (sidomos lëng limoni), duhet të ecni sa më shpesh, duhet të keni një dietë të balancuar që nuk përmban shumë proteina mishi etj.

Në qoftë se keni gurë me përbërje kalciumi, duhet të hani më pak kripë apo ushqime të kripura.

Gjithashtu, duhet të përpiqeni të mos merrni më shumë dozë kalciumi apo vitamine D, se ç’është e rekomanduar.

Në qoftë se guri juaj ka përbërje oxalate, limitoni ushqimet që e kanë oxalatën në përbërje.

Kjo përfshin:

çokollatën

perime, si: spinaqi, sallata etj.

arra dhe kikirikë

fara susami

raven

qumësht soje

panxhar

patate të ëmbla.