10:00 / 07.08.2020
S’ka kuorum, dështon mbledhja e komisionit për menaxhimin e pandemisë
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë.
Kryesuesja e Komisionit, Mimoza Kusari-Lila tha se për shkak të mungesës së kuorumit dhe mungesës se seriozitetit të deputetëve për hetim të menaxhimit të pandemisë anulohet mbledhja e sotme.
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sot kishte këtë rend dite:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës:29.07.2020;
3. Plani operativ i punës ;
4. Të ndryshme.
Vendi: N10 Koha: 09:30























