Arsenali favorit për James, Fiorentina pranë talentit të Chelseat

Arsenali favorit për James, Fiorentina pranë talentit të Chelseat

21 qershori i kaluar ishte ndeshja e fundit e James Rodrigues me fanellën e Real Madridit, duke i dhënë fund aventurës së tij me madrilenët.

Që prej asaj ndeshjeje Zidane ia ka bërë të qartë kolumbianit që duhet të gjejë një ekip tjetër këtë verë. Tashmë Jorge Mendes ka nisur misionin për sulmuesin. James ka vetëm një vit kontratë të mbetur dhe pretendentët për të nuk mungojnë. Janë klube të mëdha si Paris Saint Germain, Atletico Madrid dhe Arsenali, me “topçinjtë” që shihen favoritë në garën për lojtarin.