Setien i bindur: Napoli luan mirë, por ne

Setien i bindur: Napoli luan mirë, por ne

Barcelona do të presë nesër në mbrëmje Napolin në “Camp Nou” me shpresën për të “prerë një biletë” për në Lisbonë ku do të zhvillohet edhe “Final Eight” i Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri Quique Setien luan të ardhmen e tij.

Në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes, tekniku spanjoll deklaroi se nuk e ka menduar asnjëherë që ndaj Napolit mund të jetë ndeshja e fundit e tij në pankinën e Barcelonës dhe u shfaq i bindur se do të kualifikohen.

“Nuk e kam menduar se mund të jetë ndeshja ime e fundit, pasi jam i bindur që në Lisbonë do të shkojmë ne. Napoli është një skuadër e mirë, që mbrohet me kujdes dhe të bën shumë keq kur del në kundërsulm, por në fund do të fitojmë dhe do të kualifikohemi ne”, u shpreh Setien.

Më pas tekniku katalan pranoi se e ka ndarë mendjen prej kohësh në lidhje me 11-shen që do të hedhë në fushë ndaj napolitanëve dhe konfirmoi se Ousmane Dembele do të jetë i gatshëm për të udhëtuar me skuadrën në Lisbonë.