Xhandarmëria serbe në Karaçevë, Kastrati reagon
BKT
Lajme

Xhandarmëria serbe në Karaçevë, Kastrati reagon

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka reaguar xhandarmëria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës. 

Ai ka shkruar në Facebook se terrorizimi i qytetarëve të kësaj ane, është i papranueshëm. 

Postimi i plotë në Facebook:

Është tejet shqetësuese që përsëri sot gjatë ditës disa paramilitarë apo militarë të armatosur serb, hyn në territorin e Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë. Siç shihet në edhe në video, ata kanë ardhur në një zonë të frekuentuar nga banorët e të gjitha moshave.

Provokimi i vazhdueshëm dhe terrorizimi i qytetarëve të kësaj ane, është i papranueshëm. Ky është kërcënim direkt për banorët e Karaçevës dhe për gjithë shtetin tonë.

Lidhur me këtë çështje u kam nisur shkresë zyrtare Presidentit të Kosovës, Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes e atij të Punëve të Brendshme, që konform kompetencave të tyre të veprojnë në këtë drejtim.


MË SHUME NGA Lajme