Shtyhet ndeshja Drita – Inter Escaldes

Shtyhet ndeshja Drita – Inter Escaldes

Ndeshja mes Dritës dhe Inter Escaldes është shtyrë.

Skuadra e Dritës luan sonte në fazën preliminare të Ligës së Kampionëve, kundër skuadrës së Inter Escaldes.

Para ndeshjes, gjilanasit kanë mësuar për një rast pozitiv me Covid-19 në skuadër (Fidan Gërbeshi).

Faqja zyrtare e skuadrës së Inter Escaldes ka bërë të ditur së fundmi me anë të një postimi se ndeshja do të shtyhet.

Kurse, Drita FC ka njoftuar edhe për arsyet:

SHTYHET NDESHJA

Ndeshja me Inter d’Escaldes shtyhet per ne oren 19:30.

Arsyeja eshte vonesa e plotesimit te dokumentacionit per COVID-19 nga organizatori per dy ekipet.

FC DRITA, thuhet në njoftimin e Dritës.

Kështu, ndeshja mes Dritës dhe Inter Escaldes do të luhet me fillim nga ora 19:30, kurse ishte e paraparë të luhej në ora 18:00.