07:45 / 09.08.2020
Covid-19 në Kosovë: 10.059 të infektuar, 315 të vdekur dhe 5.802 të shëruar
Kosova po vazhdon përballjen e vështirë me pandeminë e koronavirusit. Vetëm dje në vendin tonë janë konfirmuar edhe 190 raste të reja me koronavirus.
Ndonëse në dy ditët e fundit ka pasur rënie të lehtë të numrit të të infektuarve, shqetësuese mbetet bilanci i viktimave. Të hënën, më 3 gusht Kosova shënonte 256 viktima nga COVID-19, ndërsa ky numër tani ka arritur në 315.
Bazuar në këta numra, brenda kësaj jave në Kosovë kanë vdekur 59 pacientë si pasojë e COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.802 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.942.























