Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Fisnik Juniku - themelues i “3x3”, basketbollist. 

Nga ÇERDHAJ GËZIMI YNË, do të ketë lidhje  direkte, ku do të fliet për HAPJEN E KOPSHTEVE PUBLIKE.

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, flet për atë se ÇFARË MOTI NA PRET DITËT NË VIJIM?.

Kurse Jusuf Azemi - kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, flet për PANDEMINË E CILA GODET SEKTORIN PRIVAT, RRITET NUMRI I TË PAPUNËVE.

Ermal Rexhepi pëfaqësues i organizates Manchester Aid në Kosovë, flet për 
AKTIVITETET ONLINE PËR FËMIJËT NË PODUJEVË.

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Aktuale