Raka: Kosova ende s’e ka kaluar fazën e parë të Coronavirusit

Raka: Kosova ende s’e ka kaluar fazën e parë të Coronavirusit

Ka shkuar në 10 mijë e 247 numri i të infektuarve me koronavirus anembanë Kosovës.

Si pasojë e përhapjes së madhe të këtij virusi deri më sot humbën jetën 327 persona.

Mikrobiologu Lul Raka ka deklaruar se situata epidemiologjike në vendin tonë ka pësuar një përkeqësim gjatë muajit të fundit.

“Situata epidemiologjike në vendin tonë ka pësuar një përkeqësim në muajin e fundit, duke u radhitur ndër vendet me incidencën më të lartë në Evropë”, tha ai.


MË SHUME NGA Aktuale