Projektohet rikthimi i Piatek në Itali, zbulohet formula e transferimit

Projektohet rikthimi i Piatek në Itali, zbulohet formula e transferimit

Krzysztof Piatek mund të rikthehet sërish në Serie A, aty ku shpërtheu me Genoan dhe dha sinjale shumë të mira edhe me Milanin. 

Bomberi polak u transferua në janar te Hertha Berlin për shumën e 24 milion eurove dhe ka shënuar 5 gola me ekipin kryeqytetas.

La Nazione raporton se atë po e kërkon Fiorentina. Klubi nga Firence e pëlqen shumë 25-vjeçarin dhe e tentoi atë edhe përpara se të transferohej në Bundesligën gjermane. Drejtori sportiv i klubit italian, Daniele Prade, ka nisur negociatat me homologët e Hertha Berlin.

Palët po bisedojnë rreth huazimit të Piatek deri në verën e vitit 2021, me të drejtë blerje nga Fiorentina për një shumë mbi 20 milion euro. Vetë lojtari e sheh me sy pozitiv rikthimin në Serie A dhe shpreson që akordi final të vijë sa më shpejt. 


MË SHUME NGA Aktuale