11:34 / 10.08.2020
Mesazhi i IKShPK-së: Jo tubime! Virusi vret!
Reperi Mozzik të shtunën ka mbajtur një tubim në Pejë duke shpërndarë CD-në e tij më të re për fansat e tij.
Por, me këtë rast ai ka rrezikuar vetën dhe pjesëmarrësit e tjerë, duke rritur kështu mundësinë e përhapjes së COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dhënë mesazh duke bërë thirrje që të mos ketë tubime të tilla.
“Jo tubime! Virusi vret!"
























