Zorc shuan çdo dilemë: Sancho qëndron te Dortmundi

Zorc shuan çdo dilemë: Sancho qëndron te Dortmundi

Pritej të ishte goditja më e madhe e merkatos së verës, por Manchester United nuk do ta blejë Jadon Sanchon. 

Mohimi i transferimit të talentit anglez në Premier League, erdhi nga vetë Borussia e Dortmundit. Drejtori sportive i verdhezinjve, Michael Zorc, vuri pikat mbi “i” mbi të ardhmen e Sanchos.

“Kemi vendosur ta mbajmë Jadon Sanchon në ekipin tonë edhe për sezonin e ardhshëm, ky është vendimi përfundimtar. Mendoj se është përgjigjja që hedh poshtë të gjitha thashethemet”.

Zorc zbuloi gjithashtu se vetë Sancho zgjati kontratën e tij me klubin gjerman verën e kaluar:

“Ne i rritëm pagën Sanchos, bazuar në performancat e tij. Kështu që ne e kishim zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2023”.

U fol për një transferim rekord mbi 110 milionë euro për të riun anglez, i cili do të mbetet akoma krah norvegjezit Haaland, për të ruajtur një nga çiftet më premtuese në të gjithë skenën e futbollit europian