Roberto Donadoni shkarkohet nga skuadra kineze

Roberto Donadoni shkarkohet nga skuadra kineze

Aventura e Roberto Donadonit në Kinë nuk ka shkuar siç duhet. Mediat në Itali raportojnë se tekniku italian është shkarkuar nga Shenzen FC, pas nisjes jo të mirë të kampionatit këtë sezon.

Tre humbje nga katër ndeshje i kanë bindur drejtuesit e klubit kinez të vendosin për shkarkimin e trajnerit të njohur, i cili sezonin e shkuar ishte renditur në vendin e parafundit në krye të Shenzen.

Tekniku 57-vjeçar, i cili në të shkuarën ka drejtuar edhe kombëtaren e Italisë, tani duhet të mendojë për një tjetër aventurë, ndoshta në vendin e tij, ku për herë të fundit ka qenë në krye të skuadrës së Bologna.