20:29 / 11.08.2020
AAK bojkoton Hysenin, flet veç me LDK-në
Afërsi sikur me partnerin e vogël të koalicionit kryetarin e Nismas, Fatmir Limaj, Skënder Hyseni, zor do ta ketë të filmohet edhe me partnerin e madh, AAK.
Sikur para shkuarjes ashtu edhe pas kthimit nga Amerika, Koordinatori shtetëror për dialogun nuk u pa të ketë takuar përfaqësues të Aleancës së Ramush Haradinajt. Por një mundësi të tillë, ky e lë hapur.
Kjo, derisa të hënën, Hyseni takoi edhe kryetarin e subjektit joparlamentar, PSD, njofton Klan Kosova.
Por, këtë situatë me bashkërenduesin për dialogun me Serbinë, e sqaron sekretari i përgjithshëm në AAK, Besnik Tahiri.























