Kërkohet dorëheqja e Qalajt, shkak hyrja e xhandarmërisë në Karaçevë
BKT
Lajme

Kërkohet dorëheqja e Qalajt, shkak hyrja e xhandarmërisë në Karaçevë

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes gjatë ditës së sotme është mbledhur për të diskutuar lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës, dhe futjen e pjesëtarëve të xhandarmerisë serbe në Karaçevë.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha në këtë mbledhje kishte kritika të ashpra ndaj ish-kryeministrit Kurti dhe drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ku edhe kërkoj dorëheqjen e këtij të fundit.

“Më shumë se çdo herë më parë ka depërtuar xhandarmëria serbe në Karaçevë, me 20 mars ka hyrë edhe një herë xhandarmëria serbe dhe kryeministri Kurti nuk e ka qel gojën. Rashit Qalaj kësaj here nuk ka me kaluar këtë punë kështu, sepse ne nuk jemi me e fut fryt në zall e na këtu me u bë kinse nuk po dimë, sepse drejtori i Policisë nuk është këtu vetëm për tenderë të vet dhe me u servilu, unë jam që të kërkohet dorëheqja e drejtorit të Policisë”, u shpreh ai.

Ndërsa Deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi tha se ky problem është i kamotshëm, dhe nuk mund të adresohet problemi te asnjë qeveri.

“Unë jam i shqetësuar njëjtë si ti dhe nuk po e adresoj problemin te asnjë qeveri të caktuar. Banorët në Karaçevë janë ankuar për çdo javë se po e prej territorin xhandarmëria serbe. Unë edhe një herë po e them që po mungon komunikimi me institucionet”, tha Selimi.

Ndërkaq deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka demantuar përgjigjen e Veliut ku pati deklaruar se ka qenë një lëvizje rutinë.

“Unë mendoj qe ky problem nuk zgjedhjet me shkuarjen individualisht në ato zona. Nuk pajtohem me deklaratën e ministrit Veliu, i cili thotë në mënyrë injorante se ka qenë një lëvizje rutinë, dhe nëse këto janë të lejueshme dua të dijë se kur kanë bërë lëvizje Ushtria e Kosovës, një lëvizje me KFOR-in në territorin e Serbisë. Unë pajtona plotësisht qe ministri Veliu të ftohet në interpelancë”,është shprehur Musliu./Zëri


MË SHUME NGA Lajme