Funksionimi i kompanive “e-commerce” në Kosovë

Funksionimi i kompanive “e-commerce” në Kosovë

Rritja e shfrytezimit të teknologjisë e sidomos internetit ka ndikuar që bizneset të kërkojnë forma të reja të të bërit biznes në mënyrë që të rrisin përfitimet e tyre sa më shumë.

Sipas statistikave nga internetworldstats.com nga viti 2019 penetrimi i internetit ne lidhje me popullesinë është 88.8% që do të thotë se tanime diku rreth 90% të popullësisë së Kosovës e shfrytëzojnë internetin.

Duke pasur parasysh këto statistika shumica e bizneseve janë orientuar që të zhvillojnë platformat e e-comerce në mënyrë që të evoluojn drejt epokës së shitjeve “online” dhe normalisht rritjes së profitit.

Tregëtia elektronike “e-commerce” në Kosovë është e rregulluar në bazë të ligjit Nr. 04/L-094 PËR SHËRBIMET E SHOQËRISË INFORMATIKE. Kosova ndjek standardet e BE’s për “e-commerce” dhe mbrojtjen e konsumatorit. Që nga viti 2016 trendi i “e-commerce” në Kosovë është në rrijte e sidomos interesimi i kompanive që të zhvillojnë biznesin në këtë mënyrë është shtuar edhe me shumë gjatë kohës së pandemisë pra që nga muaji Mars i vitit 2020.

Deri vonë përkatësisht deri në vitin 2020 format e pagesës për blerjet online ne po thuajse 90% të kompanive kosovare të cilat kanë zhvilluar këtë biznes janë bërë pasi që janë pranuar porositë me para në dorë apo përmes POS, pra ka munguar një përkrahje nga sistemi bankarë në Kosovë në mënyrë që këto pagesa të bëhën online. Për këtë arsye mund të themi se deri më tani forma e pagësave per “e-commerce” ne Kosovë ka qënë më e sigurtë ndaj “skimer” vjedhjeve për shkak së nuk është plotësuar ndonjë formë “online” me të dhënat e kartelave bankare.

Kohëve të fundit bankat në Kosovë , (jo të gjitha) po përkrahin llojet e pagesave online për bizneset të cilat kanë të zhvilluar platformat e tyre në “e-commerce” kështu që tani duhet t’i kushtohet shumë më shumë rëndësi aspektit të sigurisë në mënyrë që të mbrohen të dhënat e klientëvë e po ashtu edhe të mbrohen klientet nga dëmtimi.

Funksionimi i kompanive kosovare të cilat kanë zhvilluar platformat e tyre për “e-commerce” tani për tani është mjaft i brishtë nga aspekti i sigurisë dhe shumica dërmuese e popullësisë nuk kanë besim që të fusin të dhënat e kartelave bankare për blerje “online” nga kompanitë kosovare.

Brishtësia nga aspekti i sigurisë vie mu për shkak se vetëdijesimi lidhur me dëmet të cilat do të mund të shkaktohen nga vjedhja e këtyre informatave është shumë i vogël e po ashtu edhe papërgjegjësia nga ana e kompanive të cilat kanë zhvilluar platformat “e-commerce” është shume e madhe në lidhje me aspektin e sigurisë.

Nëse skanohen nga aspekti i sigurisë vetëm në “SSL certificates” rreth 98% e këtyre kompanive nuk i përmbahen rekomandimeve për të menjanuar përkrahjen e TLS1.0 dhe TLS1.1 edhe pse të dyja standarded më nuk konsiderohen si të sigurta dhe nuk janë në pajtim me standardet e PCI (Payment Card Industry Data Security Standard). Në anën tjetër “vulnerabilities” gjatë viteve të fundit si : POODLE, DROWN, BEAST, kanë bërë që ekspertët të rekomandojnë vënjen jasht veprimit të të gjitha verzioneve të SSL dhe TLS 1.0 qe një kohë të gjatë e që fatkeqësisht këto rekomandime neglizhohen nga ana e kompanive kosovare.

Po ashtu gjatë skenimeve është hasur se disa nga këto platforma janë “vulnerable” dhe nuk i plotësojnë standarded e sigurisë në mënyrë që të dhënat e klientit të jenë të mbrojutra. Në figurën me poshtë shihen qartë “vulnerabilities” të një nga implementuesit e parë të platformës “e-commerce” në kosovë por jo i vetmi me këto lloj probleme. Për shkaqe të korrektësisë nuk ështe shfaqur emri i platformës por dy kompanitë më të mëdha në Kosove i kanë po të njejtat probleme të sigurisë.

Skanimi i platformës “e-commerce”

Pra në lidhje me funksionimin e “e-commerce” kompanive në Kosovë  mund të vijmë në përfundim se tanimë shumica e tyrë funksionojnë mirëpo mënyrat se si funksionojnë lëjne vend për dyshim të përdorimit të tyrë e po ashtu edhe për besueshmëri te vogël nga ana e klientëve.

Në anën tjeter neglizhenca e standardeve të sigurisë e sidomos nga kompanitë telekomunikuese të cilat do të duhej të ishin shembull në këtë aspekt lë vend për studjim të kësaj dukurie.

Gjithsesi kjo neglizhence është edhe në kundershtim me ligjin për mbrojtjen e të dhënave të konsumatorit.