Mustafa: Çështja e të pagjeturve nuk është çështje teknike

Mustafa: Çështja e të pagjeturve nuk është çështje teknike

“Tani unë mund të them se lëkundje nuk ka, por po asht, mund të them që është e nevojshme, e domosdoshme që ne të ulemi dhe të bisedojmë për të gjitha gjërat.”

Kështu deklaroi kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në intervistën dhënë RTK-së, për herë të parë pas shërimit të COVID-19, ku, mes tjerash, foli edhe për koalicionin qeverisës.

Mustafa theksoi se menjëherë pas shërimit nga COVID-19, kryeministri Hoti do të takohet me partnerët e koalicionit për t’i qartësuar të gjitha problemet.

Ndërkohë Mustafa iu përgjigj akuzave të partnerëve të koalicionit për emërimin e koordinatorit për dialogun me Serbinë, që, sipas tyre, ky veprim e kthen dialogun në nivel teknik.

“S’ka elemente, as intenca për dialog teknik me Serbinë. Çështja e të pagjeturve nuk është çështje teknike”, deklaroi Isa Mustafa./RTKLive


MË SHUME NGA Aktuale