Bajrami konfirmon se disa mesazhe shkuan gabim te qytetarët

Bajrami konfirmon se disa mesazhe shkuan gabim te qytetarët

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se ka ndodhur një gabim gjatë njoftimit të qytetarëve të cilët kanë përfituar nga Pakoja Emergjente Fiskale.

Ajo ka konfirmuar publikimet e disa qytetarëve. 

Reagimi i plotë:

Sqarim

Sot, disa qytetarë të Republikës së Kosovës kanë pranuar GABIMISHT një mesazh se janë përfitues të masës 15.
Ky GABIM ka ndodhur pasi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përgjegjëse për masën 15 të Pakos Emergjente, ka dërguar listën jo të SAKTË në Ministrinë e Financave. Pasi janë dërguar mesazhet telefonike, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale na ka njoftuar se ka dërguar listën e gabuar. Menjëherë është përmirësuar ky gabim dhe secilit qytetar i është dërguar edhe mesazhi sqaruar dhe kërkim falja.
Edhe tash kërkoj falje secilit qytetar dhe ju njoftoj se kam kërkuar përgjegjësi hierarkike dhe politike për këtë lëshim. Do të ketë llogaridhënie prej secilit person të përfshirë në këtë rast. Kam kërkuar edhe përgjegjësi politike dhe për këtë problem është njoftuar edhe Kryeministri Hoti.
Për çfarëdo sqarimi tjetër mund të drejtoheni në Qendrën për Punë Sociale në komunën ku jetoni.
Gabimet e tilla do t’i eliminojmë dhe do të vazhdojmë pagesën për të gjitha pikat e Pakos Emergjente.

Hykmete N. Bajrami


MË SHUME NGA Aktuale