Gashi: S’kemi marrëveshje me AAK-në për Presidentin

Gashi: S’kemi marrëveshje me AAK-në për Presidentin

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, e ka cilësuar si ngjarje partiake, besimin që i ka dhënë Ramush Haradinajt Këshilli Drejtues i AAK-së për të qenë kandidat për President.

“Është e drejtë e plotë e AAK-së. Është ngjarje partiake që e respektojmë”, ka thënë Gashi për klankosova.tv.

“Nuk kemi marrëveshje për Presidentin”, ka theksuar ai.

Sot, pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij, ish-kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur se ka marrë besimin e partisë për të kandiduar për president.


MË SHUME NGA Aktuale