Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë është Sania Vucetaj - specialiste e vetullave “Sania’s Brow Bar”.
SË SHPEJTI NIS MËSIMI PLOTËSUES NË KANTONIN E CYRIHUT. I ftuar është Nexhat Maloku kryetar nga LIDHJA E ARSIMTARËVE DHE PRINDËRVE SHQIPTARË „N. FRASHËRI”.
Bujar Gashi - drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë flet për MENAXHIMIN E PANDEMISË NË KRYEQYTET dhe TESTIMET SEROLOGJIKE NË PRISHTINË.
E ftuara e fundit është Erna Salihu nga Joy Dance Studio.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























