Domenech “thumbon”: Italianët takticienë, mbetet vetëm legjendë!

Domenech “thumbon”: Italianët takticienë, mbetet vetëm legjendë!

PSG ishte favorite për të kaluar në gjysmëfinale, por Atalanta tregoi edhe njëherë se në futboll mund të ndodhë gjithçka.

Të paktën deri në minutën e 90-të, pasi kryesonin 1-0. Kampionët e Francës kishin luksin për të hedhur në fushë një kampion bote si Kylian Mbappe në minutën e 60-të dhe për shumëkënd ndryshimi erdhi nga stoli.

Fabio Capello, pas ndeshjes e vuri në dukje diçka të tillë. Në të njëjtën linjë është edhe Raymond Domenech, trajneri i njohur francez, i cili thumbon italianët me atë që ka postuar në “Twitter” pas ndeshjes Atalanta-PSG.

“Bravo PSG-së për këtë emocion të madh dhe faleminderit Gasperinit për zëvendësimet në fund të ndeshjes. Falënderimi i shkon thjesht për të treguar se legjenda e trajnerëve italianë që janë takticienë të shkëlqyer, në këtë ndeshje mbetet thjesht një legjende. Tuchel pati më shumë sukses”, shkruan Domenech.