Hoxhaj demanton Rusinë për vaksinën kundër koronavirusit
Kryetari i Komunitetit për Siguri dhe Privatësi, Mentor Hoxhaj, ka raportuar edhe për një lajm të rremë, gjegjësisht për “imazhin e vajzës së Putinit”, Natalias, për promovimin e “vaksinës ruse”.
Në vazhndën e një numri të madh të lajmeve të rreme në kohën e koronavirusit, Hoxhaj ka thënë për KosovaPress se i tillë është edhe lajmi për “vaksinën ruse”.
“Është jashtë cdo skeme logjike që një vaksinë anti-covid të rezultojnë Brenda 35 ditësh, siç pretendojnë mediet ruse”, ka thënë ai
Hoxhaj shpjegon se skema e lajmeve fake që shtyhet nga rusët, edhe këtë herë ka të njëjtën strategji, ku së pari lajmi publikohet në mediat indiane e më pas citohet nga ato ruse, gjoja se nuk është lansuar nga këta të fundit.
“Lajmin fake e shpërndan së pari lajmin në Indi, ku edhe në ktë rast e kemi një indian që e ka publikuar këtë lajm në Tëitter, ku më pas shpërndahet nga mediet ruse, duke cituar Indinë gjoja si palë. Këtë rusët e bëjnë për të qenë më të besueshëm si dhe për faktin se India ka shumë banorë”, thekson ai.























