Bakunovich, snajperisti që do të vriste në Bjellorusi, tash në burg
BKT
Lajme

Bakunovich, snajperisti që do të vriste në Bjellorusi, tash në burg

Një nga 33 pjesëtarët e arrestuar të grupit paramilitar rus “Wagner” në Bjellorusi është edhe snajperisti Andrey Bakunovich Petrovich arrestuar nga Shërbimit inteligjent bjellorus-KGB. Arrestimi ishte bërë në bazë të informacioneve për infiltrimin e rreth 200 pjesëtarëve të “Wagner” në Bjellorusi dhe planet e tyre që të destabilizojnë situatën e sigurisë në prag të zgjedhjeve të 9 gushtit.

Andrey Petrovich Bakunovich është i lindur në Ivankovichi të Bjellorusisë më 30.12.1977, Posedonte numrin personal në Wagner PMC: M-1001. Është i martuar me Lilian dhe paku një fëmijë. Ndërkohë, ka marrë shtetësinë ruse. Është udhëheqës i një ekipi të snajperistëve të “Wagner” dhe që nga viti 2014, si pjesë e “Wagner”, ka marrë pjesë aktive në luftime në Ukrainën Lindore, Siri dhe Libi. Emri i tij është në raportin e ekspertëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për implikimin e pjesëtarëve të “Wagner” ne konfliktin libian.

Mediat e huaja vlerësojnë se detyra e Bakunovich, ishte që me snajper të sulmonte protestuesit e mundshëm para zgjedhjeve në Bjellorusi, dhe për pasojë të eskalonte situata. Më pas, kjo do të shfrytëzohej nga grupet paramilitare ruse dhe elementi pro-rus në Bjellorusi me qëllim që të krijohej përshtypja se banorët po kërkojnë që t’i bashkohen Rusisë.

Bakunovich, kishte vepruar si snajperist në Ukrainë në vitin 2014. Ai kishte marrë në shënjestër protestuesit anti-rusë në Kiev, përkatësisht kundër ish-liderit ukrainas Victor Janukovich.  Në vitin 2015, sipas një dokumenti zyrtar rus, Bakunovich ishte plagosur gjatë luftimeve në Lugansk të Ukrainës.

Në media dhe rrjete sociale janë duke qarkulluar dy foto, njëra e pasaportës së Andreu Petrovich Bakunovich, ndërsa në foton e dytë e cila është shkrepur në oborrin e Shërbimit sekret ukrainas (i cili në atë kohë kontrollohej nga Janukovich dhe shërbimi rus), shihet një snajperist i pajisur dhe i gatshëm për veprim. Mediat thonë se bëhet fjalë për personin e njëjtë, me ç’gjë dokumentohet pjesëmarrja e Bakunovich, ditën kur snajperistët kishin sulmuar protestuesit paqësorë. Sulmi në Kiev ndodhi me 20 shkurt 2014, ku u vranë më shumë se 50 protestues. Protestat ishin të njohura si “protestat e Maidanit”. Në atë kohë, pas tensionimit të situatës në kryeqytetin ukrainas, Janukovich ishte arratisur nga Ukrainë për në Rusi, shërbimet ruse kishin filluar konfliktin në Ukrainën Lindore, duke e paraqitur si rebelim të banorëve lokalë të pakënaqur me pozitën e tyre në Ukrainë.

 

 

 


MË SHUME NGA Lajme