21:43 / 13.08.2020
Petrit Musolli zgjedhet anëtar i Bordit të RTK-së
Petrit Musolli është zgjedhur anëtar i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Për dy kandidatët e tjerë, Albinot Malokun dhe Arlinda Azemin do të votohet nesër.
Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci tha që për shkak të mungesës së kuorumit, zgjedhja e anëtarit të pestë do të bëhet nesër në seancën e rradhës.
Gjithashtu anëtarë të Bordit janë zgjedhur edhe Ilir Bytyqi, Fadil Miftari dhe Bajram Mjeku.























