Xhirimet e “Mission Impossible 7” shtyhen sërish, kjo është arsyeja

Xhirimet e “Mission Impossible 7” shtyhen sërish, kjo është arsyeja

Një incident gjatë xhirimeve të një skene bëri që të shtyhen xhirimet për “Mission Impossible”.

Xhirimet dy milionëshe të “Mission Impossible 7” u bë sërish i pamundur pasi një motoçikletë u përfshi nga zjarri, shkruan DailyMail.

Gjatë një skene të marten, motoçikleta u mbulua nga zjarri, raorton The Sun.

Tom Cruise, 58 vjeç, besohet të ketë punuar me një parashutë për një ‘skenë dëbore’ kur ndodhi incidenti, ku morën pjesë Shërbimi i Zjarrfikësve në Oxfordshire.

Fotografitë tregojnë zjarrin që lëshohet në motoçikletë, përpara se retë e mëdha të tymit të zi të mbushnin ajrin.

Megjithatë, përkundër ‘gjashtë javëve’ të planifikimit, gjërat nuk shkuan siç duhej dhe motoçikleta u godit duke shkaktuar një zjarr.

Ata thanë: ‘Kjo ka qenë një sfidë e madhe për të xhiruar dhe i ka kushtuar një pasuri, për të mos përmendur javë dhe javë të tëra ndërtimi.

“Fatkeqësisht, ishte e gabuar. Nxehtësia dhe fërkimi i gomave nënkuptonin se kur u përplas motoçikleta, mbushja e kartonit ndezi dhe u ngjit në flakë”, tha një burim.

Për fat të mirë nuk u lëndua askush, por thuhet se Tom ndihet i irrituar ngase askush nuk dëshiron më shumë shtyrje. 


MË SHUME NGA Kulturë