Çitaku reagon pas caktimit të takimit mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington

Çitaku reagon pas caktimit të takimit mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington

SHBA-të kanë caktuar datë të re për takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, teksa emisari special i presidentit Trump për dialogun, Richard Grenell njoftoi se liderët e dy vendeve do të takohen më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Në lidhje me këtë, ka reaguar ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, shkruan lajmi.net.

Ajo ka falënderuar SHBA-të për mbështetjen  e saj në drejtim të shteteve të pavarura dhe demokratike.

“Richard Grenell dhe Robert O’Brien njoftuan për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Faleminderit që siguroni se shtetet e lira dhe demokratike mund të mbështeten gjithnjë tek SHBA-të”, ka shkruar ajo.


MË SHUME NGA Aktuale