Sa kosovarë u infektuan deri më sot nga koronavirusi

Sa kosovarë u infektuan deri më sot nga koronavirusi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 10.988 raste nga 42.627 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 373 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.616 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.999.

Ndryshe, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 589 pacientë, prej të cilëve 448 kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

“375 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë, kurse 41 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në klinikat e QKUK-së janë të hospitalizuar 223 pacientë, 193 të konfirmuar pozitiv me virusin korona, gjersa 127 janë me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Spitalet e përgjithshme po ofrojnë shërbime mjekësore për 366 pacientë, prej tyre 255 pozitivë, ndërkaq 248 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë.


MË SHUME NGA Aktuale