Simeone: S`ka justifikime, Leipzigu ishte më i mirë

Simeone: S`ka justifikime, Leipzigu ishte më i mirë

Atletico Madrid eliminoi skuadrën e Liverpool, fituese e Champions League një vit më parë, por dje e pësoi nga RB Leipzig. 

Gjermanët shkuan në gjysmëfinale dhe askush nuk e kishte pritur. Gjithsesi trajneri Diego Simeone i përgëzon për kualifikimin dhe u jep meritat kundërshtarëve.

“Dhamë gjithçka që kishim. Ishte e vështirë të fitonim duelet, pasi ata ishin shumë të shpejtë. Ka qenë një vit i gjatë, me 60 ditë pushim. Pastaj erdhi presioni i rikthimit të Champions League. Kishim edhe një tjetër javë pushim para se të ktheheshim në stërvitje.

Nuk kemi qenë në gjendje të luajmë sikurse kemi dashur. Më pëlqeu RB Leipzig. Ishin të vendosur, kishin entuziazëm dhe freski. Kjo na kushtoi dhe nuk kam asnjë justifikim. Ne dhamë maksimumin dhe arritëm në çerekfinale. U eliminuam në mënyrë të drejtë dhe duhet të përgëzojmë kundërshtarin tonë”.

Edhe mesfushori i Atletico Madrid, Saul, ishte në një mendje me trajnerin. “Kundërshtari ishte superior ndaj nesh në shumë faza të lojës. Ishim shumë të ngazëllyer. Tifozët meritonin më shumë. Kishim shpresë dhe na vjen keq që u eliminuam”, deklaroi shkurtimisht Saul.