Chris Smalling pranon ulje page, edhe më pranë Romës

Chris Smalling pranon ulje page, edhe më pranë Romës

Roma nuk heq dorë nga Chris Smalling dhe vazhdon të monitorojë situatën e anglezit. 

Mbrojtësit 30-vjeçar i përfundoi huazimi te verdhekuqtë dhe u kthye te Manchester United, por dëshira e tij është që të veshë përsëri fanellën e Romës.

Drejtuesit Fienga dhe De Sanctis janë gati për një sulm të ri për të larguar interesin e Interit për mbrojtësin, duke llogaritur edhe ndihmën shtesë: atë të Smalling.

Siç raportohet nga tabloidi britanik “The Sun”, mbrojtësi është i gatshëm të shkurtojë ndjeshëm pagën aktuale prej 130 000 stërlinash në javë, që do të merrte në dy vitet e fundit të kontratës së tij me Unitedin, në mënyrë që të kthehej në kryeqytet, ku ai dhe familja e tij ndihen shumë mirë.